
Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, Portali Telegrafi, shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.
Brenda vetëm disa muajsh të ekzistimit të tij, Portali Telegrafi.com kishte shënuar rritje rekorde të vizitueshmërisë dhe ishte radhitur në mesin e 10 ueb-faqeve më të vizituara shqiptare në internet.
Sot ndërkaq, Telegrafi është portal lider në gjuhën shqipe. Është ueb-faqe dominuese në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
Portali Telegrafi e ka përmbushur edhe një mision tjetër të shenjtë. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe – Portali Telegrafi ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe ueb-faqeve të tjera në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur edhe shumë kompani e individ t’i rreken projekteve të ngjashme.
Portali Telegrafi me xhelozi e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Kjo pavarësi editoriale ka ndikuar që portali Telegrafi.com të jetë burim i besueshëm i lajmeve – të cilat janë cituar nga mediat me të fuqishme mbarëkombëtare, rajonale e madje edhe ato botërore.
Së fundi, për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, Telegrafi.com ka ndryshuar pamjen dhe ka shtuar disa rubrika unike, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera.
Motoja e Telegrafit është “Udhëtoni shpejt në botën e lajmit” –
sepse me Telegrafin do të jeni çdoherë një hap para të tjerëve...

Frakton është kompani interaktive e themeluar në Prishtinë.
Duke besuar se media moderne është një mjet i rëndësishëm
i komunikimit, Frakton ka për qëllim të sjell në treg qasje më moderne
dhe të avancuar në komunikime interaktive digjitale
Puna e kompanisë Frakton është shpërblyer në shumë mënyra, kjo dëshmohet
edhe me çmime të shumta ndërkombëtare që ka fituar kjo kompani, e ndër to: Plastic
Pilot Awards, New Web Pick, Pixel Eye Germany, Design Firm, Canadian Web Awards,
Best Flash Animation Site, Flash Loaded, Click of the Day dhe puna e Frakton është publikuar në disa libra të ndryshëm ndërkombëtarë si: Taschen Web Design Navigation, The Pepin Press si dhe Web Design Index.
Shërbimet të cilat ofron Frakton nga dizajnimi dhe zhvillimi uebfaqeve përfshijnë edhe:
- dizajne interaktive, si banera, lojëra dhe uebfaqe flash,
- zhvillim të uebfaqeve statike dhe dinamike me sistem për menaxhimin e përmbajtjes,
- si dhe shërbime për mirëmbajtje të uebfaqeve dhe hostingut.
Frakton është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin teknik të Portalit Telegrafi.com
Për më shumë:
http://www.frakton.com

Digitel Pristop Grupa (DGP) me 27 ndermarrje të veta anëtare, është grupacioni më i madh
dhe më i suksesshëm në komunikime të integruara në regjion prej Vienës deri në Athinë.
Lëmia e afarizmit të grupit përfshinë: PR (Mardhënje Publike) dhe publikime/reklamim, blerje të
hapsirave mediale,digjital, event managjment dhe TV produkcione dhe monitorim të mediave
dhe analizat.
Nga themelimi i vet përmes lidhëshmërisë pronësore mes Digitel komunikacija nga Kroacia dhe Pristopa nga Sllovenia në vitin 2005, Grupi shënon rritje konstante, kurse vitin e kaluar e ka
kryer me më tepër se 93 milionë eura të hyra. Grupi ka një diapazon të gjërë përvoje në punë
me klientë nga sektorë të ndryshëm të industrisë, duke i përfshirë bankat, sigurimet, financat,
energjetikën, naftën dhe gazin, mbrojtjen e mjedisit, ushqimin, IT, farmaceutikën,
kozmetikën, sportin, telekomunikacionin, turizmin e të tjera.
Në disa vite te kaluara agjensionet anëtare të Grupit marrë më tepër se 350
shpërblime për kreativitet, efektivitet në komunikime dhe udhëheqje me
projekte, marrëdhënie me publikun etj,në festivalet e shumta vendore
dhe ndërkombëtare nga asociacionet e pranuara të komunikimit dhe
të tjera (Cresta, The New York Festival, EPICA, MIDAS, London
International Awards, IABC, IPRA dhe UN).
Pristop është përfaqësues për marketing të Portalit Telegrafi.com
Për më shumë:
http://www.pristop-ks.com
|