LAJMI I FUNDIT:

Incident kimik në Londër, evakuohet aeroporti

Incident kimik në Londër, evakuohet aeroporti

Aeroporti London City është evakuuar pas raportimeve për një incident kimik.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) ka thënë se rreth 500 persona ishin të detyruar të largohen nga aeroporti i Londrës lindore pasi disa pasagjerë u sëmurën, transmeton arbresh.info.


Kurse shërbimi ambulator ka njoftuar se është duke trajtuar pacientët në vendin e ngjarjes.

Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin pas ndezjes së alarmit të zjarrit.