LAJMI I FUNDIT:

Infantino merr shembull Shqipërinë për numrin e skuadrave në Botëror

Infantino merr shembull Shqipërinë për numrin e skuadrave në Botëror
Duka foli edhe për mundësitë e Kosovës

Numri një i FIFA-s, Gianni Infantino insiston që të shtojë numrin e pjesëmarrësve në Kampionate Botërore.

Me të ardhur në krye të shtëpisë botërore të futbollit, Infantino ka nisur punën që të zgjerojë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, nga 32 në 40.


Ai po ashtu përmend edhe kombëtaren e Shqipërisë dhe disa ekipe tjera, të cilat me shtimin e pjesëmarrësve nga 16 në 24 në Kampionate Evropiane, kanë pasur mundësi të kualifikohen dhe të dhurojnë spektakël.

“Kampionati Botëror nuk është vetëm ndeshje futbolli, por diçka më shumë për njerëzit”.

Mjeku i ri i Kombëtares, drejtori i klinikës së Juventusit
Lexo po ashtu Mjeku i ri i Kombëtares, drejtori i klinikës së Juventusit

“Merrni shembull nga shqiptarët, islandezët, uellsianët apo hungarezët. Në këto vende ka një eufori të madhe për futbollin tani. Ajo që po ndodh atje të bën të ndihesh krenar, të bën të besosh që ke bërë një punë të mirë”.

“Duke e rritur numrin e pjesëmarrësve në Botëror, nga 32 në 40 ndoshta është shumë, por kjo e ndihmon FIFA-n që të zhvillojë futbollin në mbarë botën. Kjo do të thotë që futbollit do t’i bëhet një reklamë e madhe”, ka deklaruar Infantino./KP/Telegrafi/