LAJMI I FUNDIT:

Instagram: 5 milionë video në ditën e parë

Instagram: 5 milionë video në ditën e parë

Fansat e rrjetit social Instagram me sa duket janë shumë të kënaqur me mundësinë e re të ngarkimit të videove, në shërbimin i cili është bërë shumë i famshëm për ngarkimin e fotografive me filter të ndryshëm.

Kompania në pronësi të Facebook, aplikacioni i famshëm – Instagram, gjatë ditës së djeshme ka thënë se përdoruesit e saj kanë ngarkuar 5 milionë video brenda 24 orëve të para, pas debutimit të shërbimit për përdoruesit.

Për më tepër, Instagram ka thënë se gjatë orëve kur trafiku ka qenë në kulminacion, në shërbim janë ngarkuar rreth 40 orë video për një minutë.


Instagram për video, është funksioni i ri i rrjetit social i cili u mundëson përdoruesve incizmin e videove 15 sekondëshe, dhe sipas analistëve të tregut, kjo karakteristikë e re ka qenë një përgjigje ndaj Vine të rivalit Twitter.

Me 130 milionë përdorues, videot në Instagram pritet të jenë shumë të famshme, për të gjithë përdoruesit e telefonave të mençur mobil, që e mbështesin aplikacionin e rrjetit social. / Telegrafi /