LAJMI I FUNDIT:

Instagram prezanton rivalin e SnapChat

Instagram prezanton rivalin e SnapChat
Instagram e ka marrë një faqe nga ‘libri’ i Snapchat për t’i shtyer 500 milionë përdoruesit e saj të postojnë më shpesh.
Tipari i ri në Instagram është shumë i ngjashëm me funksionin kryesor të rivalit të saj SnapChat. Instagram tani ka mundësuar postimin e fotove që zhduken.
Aplikacioni i fotove, pjesë e korporatës së Facebook sot ka zbuluar Instagram Stories, tipar ky i cili lejon fshirjen e fotove 24 orë pas publikimit.
Ky hap vjen si pasojë që shumica e përdoruesve të Instagram e përdorin aplikacionin për të postuar fotot më të mira, ndërkohë Snapchat-in për foto momentale.
Në këtë mënyrë, duket se Instagram po mundohet t’i tërheq përdoruesit të postojnë më shumë foto në aplikacionin e tyre.
“Ne kemi nevojë për një hapësirë ku përdoruesit mund të postojnë foto pa e patur frikën nëse fotot e tyre do të pëlqehen ose jo.” – ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Snapchat.