LAJMI I FUNDIT:

Instagram Stories sjell më shumë risi të ngjashme me Snapchat!

Instagram Stories sjell më shumë risi të ngjashme me Snapchat!

Pas kopjimit të Stories nga Snapchat, Instagram me sa duket ka vendosur që të shkojë deri në fund të imitimin e rivalit të saj direkt.

Risitë e fundit që Instagram Stories sjellin për përdoruesit janë edhe mundësia e zmadhimit të kamerës përmes rrëshqitjes me gisht, edhe gjatë incizimit të një videoje.

Në Snapchat, ju duhet të shtypni dhe ta mbani shtypur butonin për të incizuar një video në mënyrë që akti i thjeshtë i mbajtjes së butonit me presion dhe rrëshqitja e thjesht me gishtin tuaj lart dhe poshtë në zoom bën atë një tipar mjaft të mençur, dhe Instagram në mënyrë të qartë është dakord me këtë gjë, pasiqë e ka kopjuar tashmë.

Për më tepër, Instagram gjithashtu bëri disa fiksime të performancës dhe përmirësime tjera për të bërë Stories të ngarkohen më shpejtë.