LAJMI I FUNDIT:

Institucionet “mbyllin sytë” karshi statujës së Car Llazarit, thonë se vendimi i takon Komunës së Mitrovicës së Veriut (Dokument)

Institucionet “mbyllin sytë” karshi statujës së Car Llazarit, thonë se vendimi i takon Komunës së Mitrovicës së Veriut (Dokument)

Pas nisjes së ndërtimit të vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në veri të Mitrovicës, tjetër provokim ka arritur nga ana e Serbisë. Bëhet fjalë për vendosjen e përmendores së Car LLazarit.

Për ta vendosur këtë shtatore në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut vend ka vendosur asambleja komunale e kësaj komune në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur më 17 qershor.


Lidhur me këtë çështje, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të rishqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të Komunës së Mitrovicës Veriore, për vendosjen e përmendores së Car Llazarit.

Me këtë rast në përgjigjen e MMPH-së të siguruar nga Telegrafi thuhet se: “Me Rregulloren Nr. 07/2011 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësit administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, shtojca XIII, janë të definuara përgjegjësitë dhe kompetencat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, andaj, nga përcaktimi i fushëveprimit të kësaj ministrie del se e njëjta nuk është kompetente për vlerësimin e ligjshmërisë së Vendimit Nr.020-954 të dt.20.06.2016, për miratimin e kërkesës për Vendosjen e Statujës së Knjaz Lazarit në Komunën e Mitrovicës Veriore, miratuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Veriore, pasi që subjekt i shqyrtimit të të njëjtit vendim nuk janë dokumentet e planifikimit hapësinor të parapara me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe ndërtimi i objekteve të kategorisë së III siç përcaktohet në Ligjin për Ndërtim Nr.04/L-110”.

Andaj thuhet më tej “në bazë të asaj që thuhet më lartë, konsiderojmë se për çështjen e vendosjes së statujës së Knjaz Llazarit në Mitrovicën Veriore, vendos Komuna e Mitrovicës Veriore”.

Po ashtu edhe në Komunën e Mitrovicës e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri thonë se kjo çështje i takon komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Konsideroj se më mirë kishte me qenë që drejtuesit e komunës së veriut të merren me çështje dhe probleme që i preokupojnë qytetarët e të dyja komunave dhe të të gjitha përkatësive etnike, se sa të merren me çështje që provokojnë dhe nxisin reagime negative”, ka thënë zëdhënësja e kësaj komune për Telegrafin, Blerina Haxhi-Kastrati.

Ajo ka shtuar se kryetari Bahtiri nuk ka kurrfarë kompetencash që të ndërhyj në vendimet e drejtuesve të komunës Mitrovica Veriore.

Por, ka kërkuar nga institucionet kompetente më të larta të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin masa ligjore për zbatimin me vendosmëri të ligjit.

Shtatorja e Car Llazarit, e vendosur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, pritet të zbulohet nesër (28 qershor), me rastin e ditës së “Vidovdan”-it. /Telegrafi/

d111

d222

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori