LAJMI I FUNDIT:

Institucionet Publike, prej shkelësve më të mëdhenj të ligjit për duhanin

Institucionet Publike, prej shkelësve më të mëdhenj të ligjit për duhanin

Iniciativa e të rinjve “Mos e dhez”, lansuan platformën online për raportimin e shkeljeve të ligjit mbi kontrollin e duhanit, duke publikuar edhe rezultatet e një pyetësori të realizuar në lidhje me këtë çështje.

Sipas raportit të publikuar del se vendet ku nuk respektohet ligji mbi kontrollin e duhanit janë pikërisht institucionet publike.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani deklaroi se mosrespektimi i ligjit nga vetë institucionet është mjaft shqetësuese.

“Jam pajtuar me të gjeturat e këtij pyetësori sepse përgjigjet janë ato qe po tregojnë gjendjen aktuale. Kosova sikurse shumë shtete tjera që në kohet e fundit po ndërmarrën hapa për kontrollimin e duhanit që ashtu si tek ne edhe në çdo vend tjetër duhani po merr shumë jetëra të njerëzve. Natyrisht që me këtë ligj Kosova ka ecur tutje ne e kemi ligjin shumë të mirë për kontrollin e duhanit, është punuar mjaft gjatë, dhe është mbështet nga shumë faktor. Mirëpo është për tu brengosur ajo çka u tha që mu ata që kanë votuar, kanë vendos që ky ligj të kaloj në kuvend, e nuk respektojnë, të them të drejtën është mesazh jo i mirë edhe përqindja e madhe diku rreth 40 për qind e shkeljes së ligjit në institucionet shëndetësore edhe arsimore”, ka thënë Rrahmani.

Se ligji nuk po respektohet nga institucionet publike e thotë edhe Flora Brovina, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, sipas saj duhani në Kosovë pihet me tepër sesa është e konstatuar me ligj.

“Ne konstatojmë se duhani pihet me tepër sesa është e konstatuar me ligj dhe themi se ligji nuk po zbatohet si duhet. Për fat të keq nuk po zbatohet për shkak të ngecjeve të shumta edhe mungesës së kulturës shëndetësore, në këtë raste edhe të qytetarëve. Për të qenë e tillë duhet të zbatohen masat rigoroze ashtu siç janë parapa me ligj, zbatimi i ndalimit të duhanit, pra mungesa e inspektoreve që edhe në vendet publike, në shkolla, në institucione, madje edhe në Kuvendin e Kosovës ku gjithashtu pihet duhani mjaftë dhe pa kontroll duke filluar nga vetë deputetet por edhe nëpunësit që në hapësirat e punës pinë duhan nuk ekziston një ndalës e tillë as një kontroll i tillë. Pastaj ligji parasheh ndalesa të rrepta në institucionet shëndetësore kur edhe në oborret e këtyre institucioneve nuk mund të pihet duhani, e në anën tjetër shohim se pikërisht edhe brenda institucioneve shëndetësore pihet duhani”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Selvije Kurti, anëtare e iniciativës “Mos e dhez” theksoi se në kuadër të këtij projekti kanë bërë një anketim me qytetarët, duke shtuar se dhënat e këtij pyetësori nuk janë aq të mira. Ajo thotë se disa prej vendeve ku më së paku respektohet ligji për kontrollin e duhanit janë institucionet.

“Prishtina ka implementuar më shumë ligjin se sa vendet tjera të Kosovës. Nga 300 korrespodent që janë përgjigjur në këtë pyetësor, mbi 89 për qind e tyre thonë se ligji i duhanit nuk respektohet  ndërsa veten 20 për qind e tyre thonë që respektohet. Vendet ku nuk respektohet ligji janë kafiteritë, institucionet shëndetësore, kuvendi,  institucionet arsimore, restauronte, diskotekat etj. Ndërsa në pyetjen se sa po e kryen punën Inspektorati në këtë drejtim, numri më i madh i përgjigjeve ka qenë ‘aspak’”, ka thënë Kurti.

Përmes kësaj platforme secili qytetar që sheh persona duke pirë duhanin ne vendet ku ai është i ndaluar mund të raportoj atë përmes aplikacionit online mosedhez.com. /Zëri/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori