LAJMI I FUNDIT:

Instituti KAF i Akredituar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)

Instituti KAF i Akredituar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)

Instituti KAF është Shoqata e parë e Kontabilistëve dhe Auditorëve që është akredituar nga AutoritetiKombëtar i Kualifikimeve (AKK).

AKK e ka akredituar Institutin KAF si qendër trajnuese dhe licencuese për këto çertifikime:

1) Teknik i Kontabilitetit; 2) Kontabilist i Çertifikuar dhe 3) Auditor i Çertifikuar.

Tani më, çertifikatat e lëshuar do të firmosen përveç nga IKAF edhe nga një institucionkredibil: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).

Akreditimi i programeve trajnuese kualifikuese nga AKK nënkupton vlerë të shtuar për kandidatët që do të çertifikohen.IKAF dhe AKK tanimë kane për qellim krijimin e një sistemi cilësor, të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.

IKAF vazhdon tëkontribuojë në avancimin e edukimit profesional dhe falë akreditimit të programeve kualifikuese nga AKK, shpalos përkushtimin e treguar për të plotësuar boshllëkun e deri tanishëm të kornizës kombëtare të kualifikimeve.

Instituti KAF dhe Kolegji Evropian Dukagjini krijuan mundësi të reja për zhvillimin e bashkëpunimit shkencor në fushën e edukimit, standardeve si dhe njohjen e programeve të caktuara.Po, ashtu IKAF ne bashkëpunim me Universitetet dhe Kolegjet ne Kosove, vazhdon te kontribuojnë avancimin e profesionit te kontabilitetit dhe auditimit, konfrom Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Kontabilitetit (SNRF/SNK), gjithashtu, thellimin e njohjes të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit IES.

IKAF nëbashkëpunim me Kolegjin Dukagjini, shpall Afatin e Regjistrimit – Pejë, Tetor 2016.

APLIKO ONLINE: http://applynow.ikaf.org

Instituti KAF

www.ikaf.org | Facebook | Google+ | Twitter