LAJMI I FUNDIT:

Interi bën ofertë për Van Nistelrooy?

Interi bën ofertë për Van Nistelrooy?

Interi është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për të transferuar sulmuesin legjendar të Real Madridit dhe Manchester United, Ruud van Nistelrooy, pas lëndimit të rëndë të sulmuesit legjendar të Interit, Diego Milito.

Argjentinasi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin anterior të gjurit dhe është lënë jashtë deri në shtatë muaj, teksa edhe karriera e tij është e rrezikuar.

Sportmediaset raporton se Interi e sheh Van Nistelrooyn si zëvëndësimin e Diego Militos dhe për këtë ka një arsye.


Interi ka të drejtë të transferojë një sulmues edhe pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror, por ai duhet që të jetë i pakontraktuar nga ndonjë klub, teksa Van Nistelrooy momentalisht është pa klub. /Telegrafi/