LAJMI I FUNDIT:

Interi, zyrtarisht në krizë

Interi, zyrtarisht në krizë

Siena e ka mposhtur Interin për të dytën herë këtë sezon. Kësaj radhe në Artemio Franchi, ku Nerazzurët u deklasuan me rezultat 3-1.

Ndeshja ishte jashtëzkonisht interesante. Për Interin debutuan Kuzmanovic dhe Schelotto, që qysh në fillim u vërejt se ndryshuan lojën e zikaltërve.

Sidoqoftë, kjo pak kishte rëndësi për Sienën, që realizoi golin e epërsisë pas 21 minutash lojë me anë të Innocent Emegharas, i cili pranoi një pasim të mirë në zonë nga Matteo Rubin.


Vetëm një minutë më vonë me anë të një goditje të bukur Antonio Cassano e barazoi rezultatin për të kthyer Interin në lojë.

Por, vendasiti përsëri kaluan në epërsi. Në minutën e 25-të pasi mori një pasim të bukur sërish nga Rubin, ishte Alessio Sestu që me një eurogol e fotografoi portierin slloven, Samir Handanovic.

Në pjesën e dytë u inkuadrua transferi tjetër i ri, Mateo Kovacic, por kjo nuk ndikoi që Interi të barazonte rezultatin.

Madje punët u përkeqësuan në minutën e 55-të kur Cristian Chivu u përjashtua nga loja pasi shkaktoi edhe penalti, të cilën e konkretizoi Alessandro Rosina për 3-1.

Interi tentoi të bënte kthesën, por nuk arriti dot përkundër mundësive të shumta.

As në tabelë Nerazzurët nuk janë më mirë. Ata kanë 40 pikë, tri pikë më pak se sa Lazio që u mposht nga Genoa dhe tri pikë më shumë se Milani që mund të barazohet me pikë me Interin qysh sonte me një fitore ndaj Udineses. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori