IPKO ka lansuar ofertën më të re dhe atraktive me internet pa limit për të gjithë përdoruesit e rinj të cilët i bashkohen rrethit të këtij operatori. Përdoruesit e rinj që blejnë numra të IPKO-së, marrin pa limit internet 4G falas, të vlefshëm 7 ditë, për shfletim dhe komunikim të pandërprerë
Përdoruesit e IPKO-së nuk kanë pse të shqetësohen më të pyesin për fjalëkalimin e internetit sa herë që shkojnë në bare dhe restorante, as të nervozohen për internetin e dobët, sepse IPKO është përkujdesur që klientëve të saj t’ua bëjë jetën më të lehtë.
E përkushtuar për t’i plotësuar kërkesat e konsumatorëve të saj, IPKO ka lansuar ofertën më të re me internet pa limit për konsumatorët që blejnë numra të rinj, që ta përjetojnë eksperiencën e rrjetit më të shpejtë 4G.
IPKO u mundëson përdoruesve që gjatë një jave ta shfrytëzojnë internetin e shpejtë 4G të ofruar për ta falas, për shtatë ditë dhe në të njëjtën kohë u shërben konsumatorëve të rinj si pikë fillestare për matjen e shpenzimeve të tyre të internetit.
Aktivizimi i shërbimit bëhet duke dërguar me SMS kodin e aktivizimit në numrin 50049.
Menaxherja e produkteve në IPKO, Flutra Shehu, ka thënë se janë të lumtur t’u ofrojnë rastin konsumatorëve të rinj të IPKO-së ta provojnë shërbimin e tyre të internetit – pa limit falas – dhe t’ua bëjnë më të lehtë përdoruesve të vendosin se cilën pako do ta përdorin në të ardhmen.
“Jemi shumë të lumtur që jemi operatori i parë në vend që kemi sjellë rrjetin 3G dhe 4G dhe që tanimë mbulojmë mbi 80% të territorit me këtë shërbim. 65% e klientëve tanë e shijojnë eksperiencën e shfletimit dhe komunikimit duke e përdorur internetin më të shpejtë në mobil 4G. Ndërsa tani me ofertën për internet pa limit falas, duam t’u japim mundësi përdoruesve të rinj ta përjetojnë shpejtësinë e madhe të internetit 4G dhe t’i masin shpenzimet e tyre që ta kenë më të lehtë ta zgjedhin pakon që do ta aktivizojnë në vijim”, ka thënë ajo.
Pasi që të skadojë pakoja, konsumatori njoftohet përmes SMS-it për sasinë e internetit të shpenzuar dhe i propozohet pakoja më e përshtatshme e internetit bazuar në shpenzimet gjatë javës së parë.
IPKO është operatori i parë në Kosovë që ka sjellë rrjetin 3G dhe 4G, ndërsa mbulueshmëria e tij arrin 80 % të territorit të Kosovës. Përveç në Kosovë, përdoruesit e IPKO-së mund ta shfrytëzojnë internetin në mobil 3G dhe 4G edhe kur udhëtojnë jashtë vendit përmes pakove roaming me çmimet më të lira në treg. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj