LAJMI I FUNDIT:

Intervista bizare me binjaket identike që përgjigjen njëjtë (Video)

Intervista bizare me binjaket identike që përgjigjen njëjtë (Video)

Në Queensland të Australisë, jetojnë dy binjake identike që flasin njëjtë dhe në të njëjtën kohë.

Bridgette dhe Paula Powers, nuk janë ndarë për asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre, duke bërë të gjitha gjërat së bashku, transmeton Telegrafi.

Motrat me pamje të njëjtë që janë udhëheqëse të një organizate për mbrojtjen e zogjve, kanë qenë të ftuara në një televizion britanik.

Gazetarët dhe publiku kanë mbetur të mahnitur me 42-vjeçaret, të cilat përgjigjeshin në të njëjtën kohë dhe duke thënë gjërat e njëjta.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të dëgjoni përgjigjet që atyre u vijnë natyrshëm, pa bërë ndonjë provë të mëparshme. /Telegrafi/