LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula shpallet e pafajshme

Inva Mula shpallet e pafajshme

Gjykata e Tiranës e deklaron të pafajshme sopranon me famë botërore Inva Mula në lidhje me padinë penale të ngritur ndaj saj për shkelje të të drejtave të autorit.

Sopranoja u padit nga Fatmir Çepani, kameramani që regjistroi në shirit filmik momentet e rrëzimit të bustit të dikatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991.

Kameramani Çepani pretendonte se sopranoja i kishte shkelur të drejtën e autorit kur kishte përdorur sekuencën e rrëzimit të bustit të diktatorit në klipin e këngës së saj “Dhuratë për ditëlindje”.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, të shpallur në 22 qershor në Dhomën Penale të Gjykatës së kryeqytetit, vlerësohej se në veprimet e së akuzuarës Inva Mula nuk ekzistonin elemente të veprës penale për të cilën ishte akuzuar dhe të asnjë lloj vepre tjetër penale./opinion.al/