LAJMI I FUNDIT:

iPad Mini 2 dhe iPad 5 vijnë gjatë marsit

iPad Mini 2 dhe iPad 5 vijnë gjatë marsit

Bashkë me iPad 4 të cilin kompania e kishte lansuar në tetor të këtij viti, Apple para pak e kishte lansuar edhe modelin minimal të tabletit të saj të famshëm iPad, të cilin të gjithë sot e njohim me emrin iPad Mini.

Ndërsa tani, sipas një raportit të një analisti nga Topeka Capital Markets, thuhet se Apple është duke u përgatitur të lansojë modelet e reja të tabletëve gjatë muajit mars të këtij viti.

Marsi i këtij viti do të ishte edhe një-vjetori i lansimit të iPad 3, dhe dihet se Apple e mban këtë muaj si datë për lansimin e tabletit të saj të famshëm, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ajo kishte bërë përditësimin e versionit të ri të iPad.


Sipas disa burimeve brenda panairit të CES thuhet se Apple do të lansojë edhe iPad 5 së shpejti, bashkë me gjeneratn e dytë të iPad Mini.

iPad 5 pritet të jetë më i hollë dhe më i lehtë sesa iPad 4, ndërsa forma e iPad Mini pritet të jetë e ngjashme me versionin paraprak të cilin Apple e kishte lansuar në tetorin e kaluar. / Telegrafi /