LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 debuton më 12 shtator?

iPhone 7 debuton më 12 shtator?

Sipas blogerit të famshëm për lajmet e sakta, Evan Blass, Apple është duke planifikuar lajmërimin e gjeneratës së re të iPhone në javën e 12 shtatorit.

Blass, i cili deri tani me burimet e veta ka sjellur informata të sakta mbi pajisje të ndryshme ka postuar në Twitter spekulimin për iPhone 7.

Tradicionalisht, Apple publikon pajisjet e reja në shtator; iPhone 6s ka debutuar vitin e kaluar më 9 shtator.

Apple pritet të lansoj pasardhësin e iPhone 6s gjatë vjeshtës, edhepse ende nuk dihet saktë nëse kjo pajisje do të quhet iPhone 7 apo do të ketë një numër serik pasues të iPhone 6.

Kompania amerikane pritet të sjell ndryshime në dizajn dhe në softuer me pajisjen e re iPhone.

Ndër ndryshimet që do të sjell iPhone i ri do të përfshijnë edhe teknologjinë më të fundit hardverike, duke bërë që iPhone të dallohet në treg nga pajisjet ekzistuese.