LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 mund të quhet iPhone 6SE?

iPhone 7 mund të quhet iPhone 6SE?
Disa spekulime të fundit bëjnë të ditur se iPhone i këtij viti mund të quhet iPhone 6SE dhe jo iPhone 7, siç është menduar.
Sipas këtij sugjerimi, iPhone 6SE do të përcjellet nga dy modelet tjera më të mëdha, iPhone 6SE Plus dhe iPhone 6SE Pro.
Informata vjen nga prodhuesi kinez ApfelPage.de që pretendon të ketë marrë tashmë aksesorë të pajisjeve të reja nga Apple me etiketat e emëruara me emrat e rinjë.
Megjithatë, prodhuesit e aksesorëve shpesh mund të gabojnë në emërtim duke shtuar emra të cilët nuk janë patjetër përfundimtar.
Në këtë mënyrë, ky spekulim mund të mos jetë i saktë, si çdo spekulim tjetër.