LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 vjen me dizajn të njëjtë sikurse iPhone 6S?

iPhone 7 vjen me dizajn të njëjtë sikurse iPhone 6S?

Thashethemet e mëparshme në lidhje me modelet e reja të iPhone 7 dhe 7 Plus kanë sugjeruar se dizajni i iPhone të ri të Apple do të jetë i ngjashëm me iPhone 6S dhe  iPhone 6S Plus.

Tani disa skema të reja të telefonave të rinj të Apple kanë rrjedhur online dhe këto vizatime janë botuar në revistën japoneze MacFan.


Skemat e publikuara të iPhone 7 Plus tregojnë një dizajn shumë të ngjashëm me iPhone 6S Plus dhe pajisja do të ketë dimensione identike me 158.22mm x 77.94mm nga 7.3mm.

Kjo lidhet me atë është thënë edhe më parë për iPhone-in e ri të Apple – se i njëjti do të ngjajë shumë me me modelet ekzistuese të serisë iPhone 6s.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone i ri nga Apple do të vijë me një përbërje të dyfishtë të kamerave në anën e pasme, dhe kjo është treguar edhe në skenat e publikuara.

Pritjet janë që iPhone i ri nga Apple të marrë një numër të përmirësimeve brenda këtij viti, kjo duhet të përfshijë një procesor të ri sikurse Apple A10 dhe më shumë RAM se modelet aktuale, si dhe cilësinë e ekranit në Quad HD, bashkë me rezolucionin e përmirësuar.