LAJMI I FUNDIT:

iPhone Mini, gjatë verës?

iPhone Mini, gjatë verës?

Morgan Stanley thotë se modelet e reja të iPhone, duke përfshirë edhe modelin i cili do t’i kushtohet tregjeve në zhvillim, mund të lansohen këtë verë, ndërsa iPad ka të gjasa që të rifreskohet nga mesi i vitit.

Katy Huberty, analistja e firmës bankare pas takimit të saj me drejtorin e financave të Apple, Peter Oppenheimer, është e bindur se inovacioni mbetet prioriteti kryesor i gjigantit amerikan të teknologjisë.

Ajo gjithashtu beson se Apple do ta rrisë kthimin e keshit për aksionarët dhe zgjerimin e numrit të operatorëve mobil të cilët do të shesin pajisjet e saj, rrjetin e saj të shpërndarjes, dhe ndoshta do të ndryshojë çmimet për rritjen e iPhone në tregun global.


Sipas Huberty, ka disa arsye pse Apple do të debutojë me iPhone Mini, dhe njëra ndër kryesoret është se shitjet e telefonit janë duke u ngadalësuar në SHBA, ndërsa në tregun kinez përdoruesit duan të kenë modelin më të fundit të iPhone në vend të blerjes së një modeli paraprak i cili kushton më lirë. / Telegrafi /