LAJMI I FUNDIT:

iPhone i ri vjen pa pullën Home?

iPhone i ri vjen pa pullën Home?

iPhone i vitit të ardhshëm nuk do të ketë pullën e rrumbullakët ‘home’, raporton së fundmi Bloomberg në një raport të ri.

“Apple tashmë është duke punuar në një ridizajnim të madh për iPhone 2017 që do të fokusohet më shumë në ekran duke e anashkaluar pullën ‘home’, sipas burimeve të afërta me kompaninë,” – deklaron Bloomberg.

Sipas thashethemeve të kaluara, iPhone 2017 do të mund të quhet iPhone 8 dhe do të vijë me një dizajn kompletisht të ri që përfshin ekranin e lakuar OLED.

Funksionaliteti i pullës home mund të ndërtohet direkt në ekran. Dizajneri kryesor i Apple, Jony Ive ka deklaruar se për disa vjet rradhazi ka dashur të ndërtojë një iPhone që duket si një copë e vetme xhami.

Pasi që 2017 do të jetë dhjetë vjetori i iPhone, ky dizajn mund të jetësohet.