LAJMI I FUNDIT:

IPKO PIKA lanson uebsajtin e ri, zgjeron rrjetin e partnerëve dhe të dhuratave

IPKO PIKA lanson uebsajtin e ri, zgjeron rrjetin e partnerëve dhe të dhuratave

Pas katër vitesh aktivitete ku janë shpërndarë mbi 48 mijë dhurata për më se 350 mijë anëtarë, programi i parë i lojalitetit në Kosovë, Pika, i operatorit IPKO, ka zgjeruar rrjetin me partnerë dhe mundësi të reja, e ka shumëfishuar gamën e dhuratave dhe benefiteve, si dhe ka krijuar uebsajtin e veçantë ku klientët do të kenë qasje në të gjitha informacionet në lidhje me këtë program.

Programi i parë i lojalitetit në Kosovë, Pika, i operatorit IPKO, është rilansuar me risi dhe zhvillime të reja, ka rritur numrin e partnerëve, dhuratave, benefiteve për mbi 350 mijë anëtarë të saj dhe ka lansuar uebsajtin e ri, duke e bërë këtë program edhe më atraktiv.


Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO ka thënë se “IPKO është e njohur si kompani e cila kujdeset jashtëzakonisht shumë për të gjithë përdoruesit e saj, e posaçërisht për ata që janë konsumatorë besnik të produkteve dhe shërbimeve tona. Unë me krenari mund të them se deri më tani konsumatorët tanë kanë fituar mbi 73 milionë pika, dhe nga shkëmbimi i pikëve janë dhënë mbi 48 mijë dhurata duke përfshirë edhe shërbimet e vlefshme të kompaisë si SMS, MMS, internet etj, si dhe shumë dhurata të tjera të cilat janë shpërndarë nga partnerët e shumtë të programit PIKA”.

Uebsajti i ri i dizajnuar vetëm për anëtarët e programit Pika, pika.ipko.com përmban informacione për partnerët e PIKA, dhuratat e shumta për klientë nga IPKO dhe nga Pika partnerët, si dhe informacione të tjera të vlefshme për klientët të cilët janë pjesë e programit.

Për ta bërë edhe më atraktiv programin, edhe konvertimi i pikëve është bërë shumë më i lehtë. Pikët tani mund të konvertohen drejtpërdrejt në uebsajtin PIKA pa pasur nevojë që klientët të shkojnë në dyqan të IPKO-së – konvertimi bëhet aty për aty, dhe shkojnë direkt tek partneri për ofertën e tyre. Përveç kësaj, pikët mund të konvertohen edhe duke dërguar SMS në numrin 50777 me kodin përkatës të ofertës.

E për ta festuar uebsajtin e ri, programi PIKA ka lidhur marrëveshje me shumë dyqane, restorante, kafeteri, pompa të derivateve, sallone të bukurisë, butiqe, farmaci dhe supermarkete të ndryshme, që do t’ju mundësojnë t’i realizoni blerjet dhe dëshirat tuaja dhe në të njëjtën kohë ju mundëson t’i kurseni paratë.

Pjesë e dhuratave që mund t’i merrni kur t’i konvertoni pikët, janë edhe shërbimet e IPKO-së SMS, MMS, internet në mobil e shumë oferta të tjera.

IPKO Pika ka bërë të mundur që nga ky program të përfitojnë edhe klientët që kanë pako biznes prepaid.

Aktivizimi i programit është krejtësisht falas dhe mund të bëhet lehtësisht në uebsajtin e ri www.pika.ipko.com. /Telegrafi/

IPKO_Pika_FB_post