LAJMI I FUNDIT:

Irakianët i japin goditjen e fundit ISIS-it në Falluja

Irakianët i japin goditjen e fundit ISIS-it në Falluja

Ushtria Irakiane ka filluar një operacion për të sulmuar Fallujën, bastion i Shtetit Islamik, kanë bërë të ditur zyrtarët ushtarakë.

Ky operacion vjen një javë, pasi qeveria nis përpjekjet për të rimarrë qytetin e Fallujës, i cili që nga viti 2014 është mbajtur nga xhihadistët.


Rreth 50.000 civilë janë bllokuar brenda, ndërsa vetëm disa qindra familje janë në gjendje për të ikur, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Në raportet e OKB-së thuhet se në këtë zonë, njerëzit po vdesin nga uria dhe vriten nëse refuzojnë të luftojnë për ISIS-in.