LAJMI I FUNDIT:

Irani ka katërfishuar eksportin e naftës me Korenë e Jugut

Irani ka katërfishuar eksportin e naftës me Korenë e Jugut

Irani ka rritur katërfish eksportin me Korenë e Jugut që nga muaji janar dhe shpreson që ta trefishojë tregtinë vjetore me Seulin, thanë dje liderët iranianë.

Ministri për Naftën i Iranit, Bijan Zanganeh, tha në Teheran se është katërfishuar eksporti i naftës me importuesin e pestë më të madh në botë dhe se i ka dërguar Seulit 400 mijë fuçi në ditë në muajin prill, nga 100 mijë sa dërgonte para tërheqjes së sanksioneve ekonomike, në janar të këtij viti.


Njoftimi i tij vjen në ditën kur OPEC-u (Organizatës Botërore të Vendeve Eksportuese të Naftës) tundi tregjet globale me vlerësimet që tregonin se Irani ka rritur prodhimin e tij ditor të naftës në 3.5 milionë fuçi në ditë gjatë muajit të kaluar.

Kjo nuk është larg nga arritja e qëllimit të Iranit për prodhim të 4 milionë fuçive të naftës në baza ditore, që i kishte para ngritjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Irani i bëri të ditura ambiciet e reja tregtare dhe arritjet gjithashtu, gjatë vizitës së presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-Hye në Teheran, e cila ishte e para për një president nga ky vend që nga koha e nisjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve në vitin 1962. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori