LAJMI I FUNDIT:

Ish Banka hapet edhe në Kosovë

Ish Banka hapet edhe në Kosovë

Banka turke Ish Bank ka hapur të mërkurën degën e saj edhe në Kosovës, gjatë ceremonisë hapëse se tha kjo hapje tregon se marrëdhëniet ekonomike në mesë të Turqisë dhe Kosovës janë të mira dhe po shkojnë duke u rritur në vazhdimësi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila tha se prezenca e kësaj banke në Kosovë tregon për prezencën dhe interesimin e madh të kompanive turke dhe kjo është në linjë edhe me politikat qeverisëse të Kosovës për rritje të investimeve të huaja. Sipas saj, Kosova ka shumëçka të mësojë nga ekonomia e Turqisë, e cila është dinamike me rritje të madhe.
“Bashkëpunimi në sektorët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe investimet e drejtpërdrejta të huaja do të bëhen edhe më të fuqishme në përkrahje të Ish Bankës dhe prezencës së tyre në Kosovë”, tha ajo.

“Kemi nevojë për konkurrencë më të madhe në sektorin bankarë, kemi nevojë për kushte më të mira për kompanitë tona për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe korporata në qasje në financa prandaj rritja e prezencës së bankave është ajo e cila do të ndihmoj edhe në ngritjen e konkurrencës dhe uljen e normave të interesit në Kosovë”, tha Kusari-Lila.


Kurse ambasadorja turke në Kosovë Songul Ozan tha se Ish Banka është një ndër institucionet më të rëndësishme ekonomike në Turqi. “Fakti se Ish Bank ka hapur një degë në Kosovë shpreh edhe realitetin që Kosova do të ketë një ekonomi dinamike, Kosova është vendi i parë i zgjedhur nga Ish Banka që të hapet një degë e saj në Ballkan”, theksoi ambasadorja Ozan.

Ndërkaq, drejtori gjeneral i Ish Bank tha se synim i kësaj banke është ofrimi i shërbimeve bankare për kompanitë turke dhe të tjera. Ai tha se Ish Banka do të ofrojë kryesisht shërbime bankare dedikuar korporatave dhe firmave afariste, duke filluar me veprimtaritë aktive turke. “Besojmë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve do të zhvillohen në përmasa të dukshme dhe si İsh Bankë, ne do të jemi ndërmjetësues të mirë gjatë zbatimit të procedurave të tregtisë së jashtme që do të realizohen ndërmjet dy shteteve”, theksoi Bali.

İsh Bank AG është pronësi e plotë e İsh Bankës, është aktive me 17 degët e saj, ku 13 prej tyre operojnë në Gjermani, një degë në Francë, Holandë, Zvicër dhe ajo më e reja e hapur në vitin 2011 si dega e Sofjes në Bulgari. İsh Banka operon po ashtu edhe me 14 degë në Republikën Turke të Çipros Veriore, si dhe me nga një degë në Londër, Bahrejn. /Telegrafi/