LAJMI I FUNDIT:

Ish këshilltari i Ronald Reganit: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Ish këshilltari i Ronald Reganit: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Në një artikull të botuar të hënën, në revistën e njohur amerikane “Forbes”, ish asistenti special i presidentit Ronald Regan, Doug Bandow, thuhet se Kosova është kthyer në një “shtet gangsterësh”, rreth 18 vite pas intervenimit të NATO-s.

Për njeriun më të afërm të presidentit të 40-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1981-1989, aktorit dhe politikanit republikan Ronald Regan, kandidatja demokratike për presidente të 45-të, nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, është një zgjedhje e keqe.


Tash një nga drejtuesit e Institutit për politika publike të SHBA-së “Cato”, Doug Bandow, në një analizë të gjatë të botuar në “Forbes” është fokusuar tek luftërat e dekadës së fundit që kanë intervenuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë, e në të cilat ka pasur ndikim të fuqishëm edhe Hillary Clinton.

“Hillary Clinton kurrë nuk doli kundër një lufte, në të cilën amerikanët duhej të merrnin pjesë”, është titulli i shkrimit të “Forbes”, sipas të cilit, Clinton ka kërkuar të intervenojë në secilën luftë që ka pasur mundësi.

wannabe-730x391

Për ish-këshilltarin e Regan, Clinton ishte shtysë e madhe për intervenimet në Bosnjë e Kosovë, gjatë kohës sa ajo ishte Zonja e Parë e Shtetit.

“Siç e ka theksuar edhe kolegu im nga Instituti Cato, Christopher Preble, ‘Hillary Clinton mbështeti secilën nga shtatë luftërat e fundit që Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka intervenuar në botë, plus në dy të tjera në të cilat jemi ende duke luftuar’”, shkruan ai në Forbes, transmeton Insajderi.

“Për shembull, si Zonjë e parë ajo ishte shtysë për intervenimet në Ballkan – duke sulmuar serbët e Bosnjës e më pas edhe Serbinë. Ajo ishte një avokate entuziaste e luftës, duke shpjeguar: ‘Unë e urdhërova atë [burrin e saj] që të bombardojë’”.

shkruh

Bandow shkruan për stabilitetin e munguar në dy shtetet ballkanike që ka intervenuar SHBA-ja dhe NATO, duke e cilësuar Kosovën si “shtet gangsterësh” dhe Bosnjën si një “shtet të ndarë”.

“Kosova është kthyer në një shtet gangster, i cili sipas New York Times, është ‘vatër e terrorizmit islamik’”, shkruan Bandow, teksa i referohet edhe tekstit të publikuar rreth katër muaj më parë nga gazeta amerikane New York Times, rreth rritjes së terrorizmit islamik në Kosovë.

Në shkrimin e revistës amerikane Forbes, më tej shpjegohet se si Clinton ka marrë të njëjtën pozitë edhe gjatë bombardimeve në Irak.

Clinton është kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të zhvillohen në muajin nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori