LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari dhe ish-anëtari i bordit të ART-së akuzohen për keqpërdorim

Ish-kryetari dhe ish-anëtari i bordit të ART-së akuzohen për keqpërdorim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër E.H, ish-kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit (ART) dhe L.K, ish-anëtar i Bordit të ART-së.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”, ku përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj s ipas ligjit”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/