LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurores Vahide Badivuku i vërtetohet dënimi me burgim

Ish-prokurores Vahide Badivuku i vërtetohet dënimi me burgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat në rastin e ish prokurores Vahide Badivuku, të cilës në muajin prill i është caktuar dënimi me tri vjet burg për shkak të veprës penale për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media.


“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat në rastin se  të akuzuarve V.B  dhe I.K., duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, te datës 05.04.2016. Sipas këtij aktgjykimi, e akuzuara V.B. është shpallur fajtore  për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër  të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit),  nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Asaj po ashtu i është ndaluar ushtrim  i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për  tri vjet”, thuhet në njoftim.

Më tej është theksuar se dy të akuzuarit tjerë te këtij rasti I.K  dhe I.S., janë gjetur fajtor për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod, për çka i  parit  është dënuar një vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa  i dyti me  tre mijë euro gjobë.

Kolegji gjyqësor i kësaj gjykate gjeti se pretendimet ankimore të të akuzuarve, mbrojtësve te tyre dhe Prokurorisë Speciale, nuk qëndrojnë dhe se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori