LAJMI I FUNDIT:

Ish-punëtorët e “Ballkanit” protestojnë për 20 përqindëshin

Ish-punëtorët e “Ballkanit” protestojnë për 20 përqindëshin

Ish-punëtorët e fabrikës “Ballkani” të Suharekës po protestojnë para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar 20 përqindëshin edhe për 249 punëtorë që nuk iu është dhënë.

Ibrahim Hoxha nga sindikata e ish- punëtorëve të “Ballkanit” në Suharekë, ka thënë se i kanë vendimet për parat e tyre, por ende një pjesë nuk i kanë marr.


“Po protestojmë për parat tona që i kemi vendimet, deri tani i kemi marr jo të gjithë. 20 për qindëshin nuk e kane marr edhe 249 punëtorë, pas privatizimit”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Këta ish-punëtorë gjithashtu po kërkojnë që të nisë një hetim ndaj procesit të privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, proces i cili është bërë me Spin-off Special dhe me një ofertues, i cili po ashtu dyshohet se nuk i ka kryer obligimet e parapara. /Telegrafi/