LAJMI I FUNDIT:

A ishin këta dy meshkuj në lidhje me Marinën para Getit? (Foto)

A ishin këta dy meshkuj në lidhje me Marinën para Getit? (Foto)

Marina Vjollca gjithmonë ka hezituar që ta bëjë publike jetën e saj private.

Madje, ajo tentoi që të lë private edhe lidhjen me Getoar Selimin, një përpjekje e cila asaj megjithatë i dështoi, shkruan Telegrafi.


Lidhje e lumtur - por jo e vetmja për Marina Vjollcën! Foto: Snapchat
Lidhje e lumtur – por jo e vetmja për Marina Vjollcën! Foto: Snapchat

Sidoqoftë, prezantuesja e suksesshme ka mbajtur jetën e saj private ndër vite.

Marina shfaq gjoksin në plazh (Foto)
Lexo po ashtu Marina shfaq gjoksin në plazh (Foto)

Ajo besohet se jo shumë para romancës me Getin, ka pasur relacione më të afërta me dy meshkuj tjerë.

Marina ndër vite llogaritet prej femrave më seksi shqiptare. Foto: Instagram
Marina ndër vite llogaritet prej femrave më seksi shqiptare. Foto: Instagram

Bukuroshja bjonde sipas emisionit Wazzup në Klan Kosova ka pasur një romancë afatgjate me futbollistin e e Shkëndijës, Ardian Cuculin.

Ardian Cuculi besohet se ka qenë i dashuri afatgjatë i Marinës. Vet futbollisti asnjëherë nuk e ka mohuar romancën, teksa bukuroshja nuk ka folur kurrë për të! Foto: Panorama
Ardian Cuculi besohet se ka qenë i dashuri afatgjatë i Marinës. Vet futbollisti asnjëherë nuk e ka mohuar romancën, teksa bukuroshja nuk ka folur kurrë për të! Foto: Panorama

Kjo lidhje asnjëherë nuk u bë publike, ndonëse në fotot e Marinës me futbollistin, shihet një emocion tjetër.

Një tjetër lidhje e spekuluar e prezantueses është relacioni i saj me Blerim Destanin.

“Parja e çon edhe ujin përpjet”, thotë fjalë e urtë kosovare. A është joshur Marina nga të hollat e Blerim Destanit, apo diçka tjetër? Foto: Panorama Plus

Shpeshherë të parë në publik duke flirtuar, ata asnjëherë megjithatë nuk bënë gjeste duke pasur afërsi fizike.

Destani besohet sipas shumë thashethemeve se ka pasur romancë me Marinën, por e cila nuk zgjati shumë për shkak të keqkuptimeve të tyre atë kohë.

Bow down to the queen - Marina sipas shumë njerëzve është femra më e bukur shqiptare. Foto: Renuar Locaj
Bow down to the queen – Marina sipas shumë njerëzve është femra më e bukur shqiptare. Foto: Renuar Locaj

Bukuroshja e Top Channel u raportua së fundmi se shtyu martesën potenciale me reperin Getoar Selimin.

Shtyhet dasma e Getit dhe Marinës?
Lexo po ashtu Shtyhet dasma e Getit dhe Marinës?

Dasma e tyre pritet të realizohet jo më larg se vitin e ardhshëm, në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

Dashuri e pashtershme, Marina dhe Geti drejt martesës. Foto: Instagram
Dashuri e pashtershme, Marina dhe Geti drejt martesës. Foto: Instagram

Tash e dy vjet Geti dhe Marina janë në lidhje dhe jetojnë në Tiranë në shtëpinë që e kanë blerë bashkë.

Në vazhdimësi Geti është përpjekur që të ndihmojë edhe motrën e Marinës, Luana Vjollcën, në një përpjekje që ajo të ketë sukses në skenën muzikore, shkruan Telegarfi.

Seksi Luana, me të dashur nga Prishtina - bukuroshja bjonde nuk po ndihmohet nga Geti vetëm në karrierë. Ajo ka të dashur biznemen nga Kosova, i afërt me reperin. Foto: Instagram
Seksi Luana, me të dashur nga Prishtina – bukuroshja bjonde nuk po ndihmohet nga Geti vetëm në karrierë. Ajo ka të dashur biznemen nga Kosova, i afërt me reperin. Foto: Instagram

Sidoqoftë, më shumë se sa në muzikë, Geti i ka ndihmuar Luanës në jetën private, pasi tash e sa kohë spekulohet se femra më seksi shqiptare është në një lidhje me një prej biznesmenëve më të njohur kosovar, shok i afërt i Getoar Selimit, i cili është i martuar dhe ka fëmijë (emër i njohur për redaksinë).

A mund të krahasohen me Jay Z dhe Beyoncen? Foto: Instagram
A mund të krahasohen me Jay Z dhe Beyoncen? Foto: Instagram

E sigurt është – Geti dhe Marina janë në pozitën më të mirë të karrierës së tyre në skenën publike, duke qenë çifti më i dashur i publikut që nxit më së shumti interesim me aktivitetet e përditshme, një ngjashmëri që në botë e gjejmë tek Jay Z dhe Beyonce. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori