LAJMI I FUNDIT:

A ishte Thaçi për demarkacionin në Mal të Zi? (Video)

A ishte Thaçi për demarkacionin në Mal të Zi? (Video)

Presidenti Hashim Thaçi para vizitës së fundit që i bëri Malit të Zi të shtunën ka deklaruar se atje do të bisedoj me krerët e shtetit malazez edhe për çështjen e demarkacionit.

“Është në interesin e dy vendeve tona që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur. Unë të shtunën do të jem në Podgoricë do të bisedoj edhe me presidentin Filip Vujanoviç dhe me kryeministrin Millo Gjujanoviç për këtë çështje”, ka thënë Thaçi me 19 maj derisa ishte për vizitë në Mitrovicë.

Por presidenti dje ra në kundërshtim me deklaratën e dhënë javën e kaluar, duke thënë se në Mal të Zi nuk shkoi për të folur çështjes së kufijve, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës, gjate vizitës që pati atje.

Vetë presidenti gjatë vizitës që pati në Podgoricë më 21 maj tha se atje qëndroi për të festuar dhjetëvjetorin e pavarësisë së këtij vendi si dhe anëtarësimin në NATO, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, asokohe ish-ministër i Punëve të Jashtme më 26 gusht të vitit të shkuar në Samitin e Vjenës.

Kjo ujdi ngjalli reagime dhe protesta nga banorët e Pejës si dhe nga partitë opozitare në vend, duke thënë se janë humbur shumë hektarë tokë.

Por ka qenë një komision ndërkombëtar i themeluar me iniciativë të ish-presidentes Atifete Jahjaga, i cili konkludoi se “asnjë gabim nuk është bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori