LAJMI I FUNDIT:

ISIS publikon videon e sulmuesit në Gjermani: Populli gjerman, nuk do të flejë qetë (Video)

ISIS publikon videon e sulmuesit në Gjermani: Populli gjerman, nuk do të flejë qetë (Video)

Shteti Islamik ka publikuar pamjet e sirianit që hodhi veten në erë në një klub nate në qytetin gjerman Ansbach, ku la të plagosur 15 persona.

Siriani në videon rrëqethëse, zotohet se populli gjerman “nuk do të mund të flejë i qetë”, transmeton Telegrafi.


Videon e ka publikuar sot herët në mëngjes agjencia islamike Amak e cila është e lidhur ngushtë me Shtetin Islamik.

Në video shihet një burrë që ka mbuluar fytyrë me një shami të zezë, i cili kërcënon se qytetarëve gjermanë do t’ua vështirësoj jetën duke “ua hedhur në erë shtëpitë”.

ISIS ka publikuar videon e njëjtë, që policia gjermane e kishte gjetur në apartamentin e sulmuesit, raporton Associated Press. /Telegrafi/