LAJMI I FUNDIT:

Islanda vend i çudirave, mësoni nëntë mrekullitë e saj

Islanda vend i çudirave, mësoni nëntë mrekullitë e saj

126 vullkane, 600.000 dele, zero milingona dhe një trajner dentist.

Islanda ka shumë fytyra dhe shumë karaktere kurioze. Kontrollojini ato nga jashtë… Gary Lineker mbetet ende mitik me frazën e tij, të popullarizuar disa vite më parë, kur tha se “futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 njerëz vrapojnë pas një topi për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjithmonë…gjermanët.” Tani, ai është kthyer për të shkaktuar zhurmë pas “Brexit” të Anglisë kundër Islandës, në 1/8 finale të “Euro 2016”.


Lineker ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se “na ka eliminuar një vend me më shumë vullkane se futbollistë profesionistë.” Por, gjëja e mirë është se nuk kemi të bëjmë me ndonjë shpikje. Islanda është një e vërtetë e “Euro 2016”, si një tempull, transmeton Telesport.

Disa nga shumë prej fakteve interesante rreth Islandës, që ju duhet t’i dini dhe, të cilat i kemi mbledhur nga raportet e ndryshme, të përhapura në orët e fundit, jo vetëm për vullkanet, por edhe delet, milingonat…etj.

Më shumë vullkane se futbollistë

Lineker e tha dhe ka të drejtë. Në Islandë ka vetëm 23 000 lojtarë të federuar, nga të cilët vetëm 120 janë profesionistë. Po sa vullkane? E pra, jo më shumë dhe as më pak se 126! Gjithsesi, ka gjashtë male me aktivitet vullkanik në këtë vend ishullor.

Më shumë dele sesa njerëz

Një tjetër informacion rrjedh përmes rrjeteve sociale. Megjithatë, duhet të sigurohemi nëse vërtet ka më shumë dele se sa njerëz në Islandë. Në mënyrë të veçantë, flitet se ky raport anon dy herë në favor të bagëtive të urta. Ata thonë se ky vend ka 600.000 dele, ndërsa njerëz janë sa gjysma e tyre.

Zero milingona

Ky është një insekt, jo dhe aq bezdisës për njerëzit. Megjithatë, rezulton se Islanda është një nga vendet e pakta në botë, ku nuk fare të tilla. As milingona punëtore, as mbretëresha, as të kuqe…, të çdo lloji. Pse? Askush nuk e di me siguri, por të ftohtit e hidhur, që bën atje, i ka vënë ato në shënjestër.

Vendi më pak i populluar në finalet e Europianit

Një fakt i provuar është se kurrë më parë nuk kishte luajtur në finalet e një Kampionati Europian, apo të një Botërori, një vend me kaq pak banorë (332,559). Trinidad & Tobago ka mbajtur rekordin e mëparshëm në këtë drejtim (1.2 milionë banorë, në vitin 2006).

Banorë më pak se Manchesteri dhe 12 qytete spanjolle

Qyteti anglez, që do të presë Mourinho dhe Guardiolën shumë shpejt, ka rreth 60,000 banorë, më shumë se Islanda. Këtë shtet e tejkalojnë në popullsi edhe 12 qytete spanjolle; Madrid, Barcelona, Valencia, Sevilje, Zaragoza, Malaga, Murcia, Palma de Mallorca, Las Palmas, Bilbao, Alicante dhe Córdoba. Sa për vendet anëtare të UEFA-s, vetëm Andorra, Ishujt Faroe, Lihtenshtajni, Gjibraltari dhe San Marino kanë më pak banorë.

8% e popullsisë në Francë

Më shumë se 26.000 islandezë janë në Francë, për të inkurajuar kombëtaren e tyre nga tribunat e stadiumeve, nga ekranet gjigande apo baret e lokalet. Pjesa tjetër, ata që kanë mbetur në tokat vikinge, që janë shumica dërrmuese, i sheh ndeshjet në televizion. 99.8% e popullsisë së këtij shteti ishullor e pa nga ekrani ndeshjen mes Anglisë dhe Islandës.

Një trajner dentist

Shtypi britanik e ka konsideruar si një poshtërim disfatën e kombëtares së tyre kundër një ekipi të drejtuar nga një dentist. Në fakt, Islanda ka dy trajnerë: suedezin Lars Lagerback dhe islandezin Heimir Hallgrimsson. Ky i fundit do ta drejtojë i vetëm kombëtaren pas “Euro 2016”, një punë që do të kombinohet edhe me heqjen, vënien, mbushjen e dhëmbëve në klinikën e tij, në Rejkjavik.

Vetëm dy kombëtare vlejnë më pak

Sipas faqes së specializuar të internetit, “Transfermarkt”, vetëm Hungaria (25.3 milionë) dhe Irlanda e Veriut (38.1 milionë) janë kombëtaret me vlerë më të ulët financiare se Islanda. Kjo e fundit ka një vlerë tregu prej 44.75 milionë euro.

As 40% të posedimit të topit

Guardiola do të dëshpërohej me islandezët. Ata nuk arrijnë të kenë as 40% të posedimit të topit në një ndeshje. Mesatarja në këtë drejtim arrin 37%, edhe pse në çdo kohë janë në gjendje për të goditur në kundërsulm. Për më shumë shikoni golin e dytë ndaj anglezëve. Një vepër arti.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori