LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja për demarkacionin

Isufi: Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja për demarkacionin

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe Komisioni Shtetëror duhet të tërhiqet, për shkak se siç thotë ai, me këtë marrëveshje Kosova humb territor.

“Do të kërkojmë që të hiqet Komisioni Shtetëror, qeveria të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse kemi të bëjmë me humbje të territorit. Vlerësoj se jo vetëm deputetët e opozitës janë të vendosur që të mos lejojnë humbjen e tokës së Kosovës”, ka thënë Isufi në një debat në RTK.


Isufi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë nën presion të askujt, sa i përket përcaktimit të vijës kufitare, meqë sipas tij, praktika ka treguar se shumë shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar.

Sipas Isufit, nuk është I mjaftueshëm vetëm një dokument kadastral, kriter ky mbi të cilin është bazuar Komisioni Shteteror për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kosova nuk duhet të jetë nën presionin e kujtdo qoftë, sepse kemi shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar, dhe Kosova nuk mund të lejojë qe vetëm dokumenti kadastral ta përcaktojë kufirin e Kosovës, por duhen parë edhe harta të tjera. Ne besojmë në vullnetin e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Isufi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori