LAJMI I FUNDIT:

Itali, dy shqiptarë arratisen nga burgu

Itali, dy shqiptarë arratisen nga burgu

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Parma, Itali ku po vuanin dënimin e marrë nga drejtësia italiane.

Lajmi, i publikuar në mediat italiane, i referohet policisë vendase, sipas te cilws arratia është bërë gjatë mëngjesit të sotëm.

Shqiptaret e arratisur janw identifikuar si Valentin Frrokaj e Taulant Toma, përkatwsisht 29 e 35 vjeç. Një nga të arratisurit është dënuar për veprën penale të vrasjes.

Dyshohet paraprakisht se kanë prerë shufrat e hekurit në qeli me fletë sharre dhe me çarçafë të lidhur kanë zbritur në tokë për tu arratisur nga ambientet e burgut ku vuanin dënimin, transmeton BW.

Autoritetet italiane, kanë bërë të ditur se arratia është realizuar rreth orës 6:30 të mëngjesit të së shtunës. Valentin Frokaj, 35 vjeç dhe Taulant Toma, 29 vjeç të premten në mbrëmje ishin takuar me dy të afërm në ambientet e burgut, të cilët dyshohet se i kanë pritur jashtë kompleksit për t’i ndihmuar gjatë arratisë.

Policia italiane e burgjeve dhe forca të tjera policore janë vënë në kërkim të tyre në shkallë vendi dhe kanë ngritur postblloqe të shumta.

35 vjeçari Valentin Frokaj vuante dënimin për vrasje, ndërsa mësohet se edhe më herët kishte tentuar arratinë, ndërkohë që Taulant Toma ndodhej në burg nën akuzën e vjedhjes dhe krimeve të tjera.

Autoritetet kanë deklaruar se arratisja e dy shqiptarëve është favorizuar nga mungesa e theksuar e personelit në burgje, plot 7.500 njësi në nivel kombëtar, 650 prej të cilave vetëm në rajonin Emilia Romanja, ku ndodhet dhe qyteti i Parmës. Në dy vitet e ardhshme personeli pritet të reduktohet me 2 mijë njësi të tjera për shkak të shkurtimeve. Ndërkohë, një problem tjetër mbetet edhe mbipopullimi i burgjeve.

Valentin Frrokaj akuzohet për vrasjen e shqiptarit 24 vjeçar Elton Llaho, 24 vjeç, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Brescia. Frrokaj plagosi Llahon me thikë, ndërsa i riu gjeti vdekjen pas 10 ditësh agonie në spital.

Sipas policisë italiane, Frrokaj, një i kërkuar për krime në Shqipëri ishte zënë me grushte në një bar në Breshia me një shqiptar, pas një incidenti që kishin pasur në rrugë.

Më pas Frrokaj dhe Ded Ndreu, personi që u rrah në bar lanë një takim në park për tu sqaruar, mes të cilëve po negocionte për paqe dhe i riu, Elton Llaho. Por negociatat për paqe përfunduan në zënka me thika, ku ai që mori plagët më të rënda ishte 24-vjecari, Llaho. /Telegrafi/