0Shares

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Guardia di Finanza në Barit, pasi është kapur në flagrancë me 75 kilogramë marihuanë.

Lënda narkotike ishte paketuar në 82 pako të vogla dhe ishte fshehur në dyert e automjetit tip furgon me targa italiane, e cila zbriti nga nja traget që vinte nga Shqipëria, transmeton Shekulli online.

Vlera në euro e përfituar nga shitja e drogës do të ishte 750 mijë euro.

Një 32-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vareses, është arrestuar me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)