Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit i Kosovës, Kujtim Shala, u takua me ministrin e Italisë për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, Dario Franceschini.
“Takimi, i cili ishte shumë miqësor, shpërfaqi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të raporteve mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave të përbashkëta kulturore”, thuhet në njoftimin për media.
Ministri Shala e falënderoi homologun Franceschini për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për vendin tonë, si dhe për kujdesin që qeveria italiane po tregon për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh i bindur se këto raporte do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen dhe se dy vendet tona mund të punojnë edhe më tej së bashku për promovimin e vlerave kulturore të popujve tanë, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, siç janë UNESCO-ja, ICCROM-i etj.
Ministri italian, Franceschini, ndërkaq, theksoi edhe një herë dëshirën e qeverisë dhe të popullit italian për thellimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, si dhe shprehu vullnetin e pakursyer të tij për thellimin e marrëdhënieve mes dy qeverive, si dhe institucioneve të kulturës së të dyja vendeve. Në veçanti, ministri Franceschini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në kinematografi, përfshirë edhe bashkëprodhimet filmike.
Sipas ministrit Franceschini, Italia mund të japë mbështetje të gjithanshme për edukimin e punonjësve profesionalë dhe të rinjve nga Kosova për profesione specifike, për të cilat nuk ekzistojnë programe shkollimi në Kosovë.
Ministrat Shala dhe Franceschini u pajtuan që të nënshkruhet një marrëveshje-kornizë bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë artistëve, institucioneve dhe ekspertëve të kulturës e të trashëgimisë kulturore shkëmbim të përvojave dhe të njohurive profesionale./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën