LAJMI I FUNDIT:

Ivanov dhe Erdogan kanë biseduar për sigurinë dhe krizën e emigrantëve

Ivanov dhe Erdogan kanë biseduar për sigurinë dhe krizën e emigrantëve

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në suaza të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, sot në Stamboll ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, bëjnë të ditur nga kabineti i Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vëmendjen e bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh, me theks të veçantë në çështjet nga sferat e sigurisë, krizës së emigrantëve dhe marrëdhënieve ekonomike. Në këtë takim presidenti Ivanov ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje për serinë e sulmeve terroriste në Turqi, përfshi edhe atë të sotmin ndaj një punkti kontrollues policor në Turqinë juglindore, ndërsa presidenti Erdogan ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për vërshimet e 6 gushtit.


Në këtë takim të dy presidentët janë informuar reciprokisht për situatat aktuale politike dhe ekonomike në të dy vendet.

Presidenti Ivanov e ka përsëritur qëndrimin se Republika e Maqedonisë e përkrah Qeverinë turke të zgjedhur në zgjedhje demokratike.

Në suaza të vizitës së tij me ftesë të presidentit Erdogan, presidenti Ivanov do të merr pjesë në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor „Javuz Sulltan Selim“. Në hapjen solemne do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shumë shteteve tjera në mesin e të cilëve edhe kryesuesi i Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegoviç, kryeministri bullgar, Bojko Borisov, Mbreti i Bahrejnit, Hamad bin Isa al Kalifa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori