LAJMI I FUNDIT:

Ivanov për FAZ: Përsëri do ta sillja vendimin për falje!

Ivanov për FAZ: Përsëri do ta sillja vendimin për falje!

Teksti i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) me titull “Tre engjujt Çarlija”, fillon me vlerësimin se në “ndodhitë ideale” tregimi për Maqedoninë dhe krizën në vend do të mund “të përfundojë” me punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si duket situata politike në Maqedoni ka zënë faqet e gazetës FAZ dhe ka përshkruar të gjitha ecuritë politike, gjegjësisht prej te publikimi i ‘bombave’ nga opozita, Marrëveshjen e Përzhinos, vendimin e kryetarit Ivanov për falje, protestat nga qytetarët, punën e PSP-së dhe obstruksionet ndaj saj, si dhe kontestin e emrit me Greqinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në pyetjen se a do ta sillte përsëri vendimin për falje sikur më 12 prill, është përgjigjur ende pa e mbaruar pyetjen: ‘Po!’

Ivanov nuk është jashtë realitetit, ai vetëm po vepron në një realitet të ndryshëm. Biseda me të, të çon në ndarjen e thellë të shoqërisë maqedonase e cila kalon nëpër familje, miq, komshinj dhe në histori ku janë të pjekura dhe dalin në pah dhuna dhe teoritë e konspiracionit, historia e maqedonasve, identiteti i të cilëve gjithmonë vihet në pikëpyetje nga fqinjët në veri, jug dhe lindje.

“Kjo atmosferë e konfliktit është vepër e Prokurorisë Speciale Publike…Prokuroria Speciale Publike po heton në mënyrë selektive vetëm kundër partisë në pushtet”, ka deklaruar Ivanov për FAZ.

Poashtu ai ka thënë se opozita nuk ka arritur të fitojë në zgjedhje, tani po tenton të vij në pushtet në mënyra të ndryshme.

Sipas Ivanov, kriza politike në Maqedoni nuk është asgjë e re, por është vetëm një kapitull i tregimit i cili zgjatë më shumë se 100 vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori