LAJMI I FUNDIT:

Izmi Zeka jep dorëheqje në Gjilan, Lutfi Hazirin e quan monark (Video)

Izmi Zeka jep dorëheqje në Gjilan, Lutfi Hazirin e quan monark (Video)

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Konventën e cila do të mbahet të shtunën.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Izmi Zeka ka thënë në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin se tranzicioni i zgjedhjes së kryetarit të partisë po kalon krejt në mënyrë të natyrshme dhe me një përgatitje solemne.


“Ne deri më tani kemi vetëm një kandidat dhe ai është Kadri Veseli, por vlerësojmë që do të ketë edhe kandidatë tjerë për kryetar partie. Veseli është njëri prej figurave të rëndësishme të historisë së paraluftës dhe pas luftës dhe ai do të jetë kryetar i PDK-së”, ka thënë Zeka.

Në intervistën dhënë në “Kontakt” në Tribuna Channel ai ka treguar se së fundi ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për dorëheqje nga asambleja komunale në Gjilan, ku deri më tani ka qenë asamleist nga PDK.

“Para disa ditë kam dhënë dorëheqje prej anëtarit të Kuvendit Komunal në Gjilan. Kam dashtë që ta lirojë një pozitë që të kontribuojë dikush më shumë se unë për shkak të angazhimeve që kam në Qeverinë e Kosovës dhe për shkak të angazhimeve që kam në degën e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Zeka duke treguar se kush do ta zë vendin e tij.

Ai ka akuzuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin për mos pune madje e quan edhe monark.

“Haziri nuk po arrin të realizojë as 20 % e premtimeve të cilat i ka bërë”, ka thënë ai.

Zeka ka zbuluar edhe kandidatin për kryetar komune nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme. Ka treguar se kur do të mbahet regjistrimi i popullsisë në komunat veriore të Kosovës dhe se si serbët e Republikës së Kosovës duhet të pajisen me dokumente për të udhëtuar lirshëm në Evropë. Për këto dhe të tjera mund ta ndiqeni intervistën e plotë të Izmi Zekës dhënë për “Kontakt”. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori