Një çift po kalon në rrugë dhe një detaj i bie menjëherë në sy kalimtarëve: ajo është shumë e herë më e bukur sesa ai. Ose e kundërta: ai duket shumë më tërheqës sesa ajo. Këto ndryshime mes partnerëve, që ndonjëherë ngjallin zili te ata që do donin të ishin në vendin e më pak të bukurve, paskan një shpjegim shkencor.
“Disa rrethana u lejojnë njerëzve të krijojnë përshtypje të ndryshme mbi tjetrin. Në këtë rast, standardet e paracaktuara nuk kanë më vlerë dhe tjetri vlerësohet nga një pikëpamje krejt e ndryshme”, shpjegojnë studiuesit.
Washington Post, në një shkrim me titullin “Arsyeja e vërtetë pse njerëzit përfundojnë me partnerë që janë shumë më tërheqës”, ka sjellë një varg studimesh mbi këtë temë.
“Kur bëhet fjalë për tërheqje, studiuesit mbështesin gjithmonë tezën e “tregut”: në një mjedis ku konkurrohet për partnerin më të mirë, përfundon duke zgjedhur gjithmonë dikë me të njëjtat karakteristika, por, kur njerëzit takohen herën e parë, ndoshta sepse janë miq të miqve ose shkojnë në një shkollë, thithin informacione që ndikojnë që në fillim, perceptimin e tjetrit dhe mund të rrisin tërheqjen ndaj tij. Kështu formohet një mendim për partnerin, që është i ndryshëm nga ai i të tjerëve”, shkruhet në studim.
Një studim, i publikuar në revistën “Psychological Science” i drejtuar nga shkencëtarët e University of Texas dhe Northwestern University, ka përfshirë 167 çifte heteroseksuale: çdo çift është pyetur prej sa kohësh e njeh partnerin dhe sa kohë ka kaluar nga njohja në takimin e parë si çift.
Nga analizimi i të dhënave është kuptuar që ata që ishin njohur nga shkolla ose në rrethe familjare, që kishin lënë të kalonte shumë kohë, edhe nëntë muaj, para se të takoheshin si çift, duke iu lejuar emocioneve të saj dhe mendjes së tij, të krijonin një ide të saktë për tjetrin, prireshin ta gjykonin partnerin në mënyrë krejt personale dhe pak objektive.
Këto rezultuan të ishin edhe çiftet më pak “korrespondues” në pamjen e jashtme, ku dallimet ishin më të dukshme.
Sipas të dhënave të Priceonomics, megjithatë, ky lloj marrëdhëniesh është gjithmonë e më i rrallë, shkruan revista class. Njerëzit tani priren të njihen duke përdorur gjithmonë e më pak ndërmjetësinë e miqve dhe të afërmëve dhe nuk kanë mundësi të mësojnë ndonjë “sekret” më shumë për personin që po njohin, asgjë që të zgjojë kureshtjen e tyre. Njohjet ndodhin gjithmonë e më shpesh në faqet e njohjeve apo lokale, ku pamja është kriteri i vetëm që vlerësohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel