LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë mund të bëni me akull për bukurinë tuaj

Ja çfarë mund të bëni me akull për bukurinë tuaj
brunette woman holding ice cube on her face

Produkti i ri kozmetik që do t’i zgjidhë problemet tuaja të lëkurës është akulli. Por, kur i përdorni kokrrat e akullit për fytyrë, i mbështillni me garzë, sepse me aplikim direkt të akullit mund të shkaktoni shpërthim të kapilarëve.

Në vijim lexoni se si mund t’i përdorni kokrrat e akullit në shërbim të bukurisë suaj.

• Kokrrat e akullit përdoren për reduktim të dukshmërisë së akneve.

• Disa minuta me kokërr akulli e fërkoni zonën e lëkurës të prekur nga aknet dhe do ta reduktoni inflamacionin.

• Femrat që kanë pore të zgjeruara në fytyrë dhe qafë duhet që për një muaj ta aplikojnë trajtimin me kokrra të akullit, pra që me të t’i bëjnë masazh fytyrës dhe qafës.

brunette woman holding ice cube on her face, closeup portrait
brunette woman holding ice cube on her face, closeup portrait

• Akulli është, gjithashtu, një zgjidhje e mirë për femrat që kanë lëkurë të yndyrshme, raporton Gazeta Kosova Sot. E pastroni fytyrën me akull të grimcuar për shtatë ditë me radhë dhe do t’i shihni rezultatet pozitive.

• Për freskim të menjëhershëm përdorni kokrra akulli në kombinim me ujë të trëndafilit, sepse në këtë mënyrë mund t’i zbutni djegiet nga dielli.

• A e keni ditur se akullin mund ta përdorni edhe për heqje të qimeve nga fytyra? Edhe pse bëhet fjalë për një proces të gjatë, ftohtësia mund ta shkatërrojë krejtësisht rrënjën e qimes së flokut. Pas masazhit të fytyrën me kokrra akulli, aplikojeni edhe pilingun natyral për fytyrë. /Telegrafi/