LAJMI I FUNDIT:

Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!

Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!

Mishi i bluar është pjesë e pandashme e ushqimeve të përditshme të cilat i gatuajmë në shtëpitë tona. Përdorni deri në maksimum mishin e bluar, por mos i bëni këto gabime.

1. Mos e fusni frigorifer për ngrirje të thellë mishin e bluar me paketimin e blerë
Paketimin që e bëjnë firmat tregtare është tepër i hollë për t’u mbrojtur mishi nga temperaturat ekstreme të ulëta. Në vend të paketimit të cituar më sipër, mishin vendoseni në letër dylli apo në folie alumini dhe vetëm ashtu e vendosni në qese më të trashë plastike dhe e vendosni në frigorifer, për të ruajtur freskinë për përdorim të mëvonshëm.

2. Mos e shkrini mishin e bluar në mikrovalë
Furra e mikrovalës do të fillojë të ziejë shtresën sipërfaqësore të mishit të bluar dhe do ta forcojë atë, para se e tërë masa të shkrihej deri në fund. Mos i çoni dëm paratë, por mishin “shkrijeni” në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.


3. Mos e hidhni mishin e bluar në tavë të ftohtë
Shijen maksimale dhe të karameles të mishit do ta arrini nëse mishin e shkrirë e vendosni në tavë të nxehtë në të cilën më parë keni shtuar një lugë vaj apo gjalpë. Mos e vendosni në tavë të ftohtë, sepse do të ngjitet në fund dhe do të marrë ngjyrë të errët të pakëndshme, e cila për askënd nuk është joshëse.

4. Nxirrjani tepricën e ujit
Mishi i grirë gjatë zierjes apo pjekjes në furrë liron tepricën e ujit, e cila avullohet për shkak të përpunimit të gjatë termik. Mos u frikësoni ta hiqni këtë ujë gjatë zierjes, aq më parë nëse aplikoni recetën dhe kujdeseni se sa lëng duhet patjetër për gatimin e salcës së caktuar apo gjellës.

5. Mos ia nxirrni ujin mishit të bluar para apo pas zierjes
Nxjerrja e ujit nga mishi para zierjes nuk i eliminon bakteret nga sipërfaqja e tij, ndërkaq nëse i hiqet uji pas zierjes e zhduk tërë shijen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori