LAJMI I FUNDIT:

Ja çka parashikon Burdushi për vitin 2016 (Video)

Ja çka parashikon Burdushi për vitin 2016 (Video)

Njeriu që pretendon se di të parashikojë të ardhmen, pos për politikë, është pyetur edhe për sfera të ndryshme shoqërore, por edhe për fatin e gazetarëve. Sipas tij, Kosova është në një “mjegull”.

Ia ka huqur në prognozë për zgjedhjet në Shqipëri. Pak para se Edi Rama të fitojë zgjedhjet, Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, kishte deklaruar se zgjedhjet do t’i fitonte Sali Berisha.

Por, ky parashikues kontrovers kosovar po vazhdon të insistojë se di të shohë përtej asaj që shohin njerëzit e zakonshëm.


Ai, në zyrën e tij “mistike” në Prizren, pos si parashikues fati, vazhdon të luajë edhe rolin e shëruesit.

Sapo t’i afroheni oborrit të Burdushit, do të jeni në vëzhgim të detajuar të kamerave.
Po ashtu edhe zyra e tij monitorohet nga kamerat. Brenda oborrit një restorant është vendi ku klientela e tij do të presë derisa t’iu vijë radha për t’u kontrolluar.

Për te Burdushi nuk ka nevojë për termine. Aty njerëzit shkojnë kur ndonjë sëmundjes nuk ia “gjejnë” ilaçin te mjekësia shkencore, vajza e djem që kanë probleme me zgjedhjen e fatit të jetës. Ka edhe të tillë që shkojnë aty për t’u lutur.

Ndonëse Burdushin e kundërshtojnë thuajse të gjithë prijësit fetarë, tek ai i gjen të gjitha shenjat fetare, nga ato islame, katoloke, ortodokse…

“Unë jam i të gjithëve”, thotë Burdushi, një njeri i plotë e shtatmesëm, me flokë të krehura, këmishë të bardhë e me kollare.

Burdushi, sikur me fenë sillet edhe me politikanët.

Ai bëhet i të gjithëve dhe flet fjalë të mira për të gjithë. /Zeri/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori