LAJMI I FUNDIT:

Ja ç’përdori Aliaj gjatë vrasjes së Elton Çiçës (Video)

Ja ç’përdori Aliaj gjatë vrasjes së Elton Çiçës (Video)

Nga rishikimi i pamjeve më të qarta i videos së krimit, ku Jania Alia dyshohet se qëllon për vdekje te lokali “De Niro” pranë bllokut Elton Çiçën, dalin disa detaje të reja.

Autori i krimit hyn nxitimthi në lokal dhe duket se mban në dorë armën e krimit, tip pistoletë, që përpara se të qëllojë.


Një detaj edhe më domethënës, është fakti se duke qenë se nuk ka flokë, Aliaj nën kapelen e tij ka vendosur edhe një kapuç që të mos dallohet se është ai.

Pamjet tregojnë qartë edhe reagimin e Çiçës.

Ky i fundit ka qenë tepër i përqëndruar në smartphonen e tij në momentin kur është qëlluar dhe duket se nuk ka marrë evsh asgjë.

Pas të shtënave, Çiça duket teksa rrëzohet në të majtë të tij në kolltuk, ndërkohë që deri në momentin e fundit ai i mbajti sytë në ekranin e celularit dhe nuk e pa autorin që e qëlloi.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi autori kryesor i krimit, Jani Alia nga Tepelena, ka patur një konflikt të hershëm me Elton Çiçën, kur kanë qenë që të dy të burgosur në Greqi.

Seria e atentateve të ndërsjellta vijoi kur ata lanë qelitë dhe u kthyen në Shqipëri.

Por në të gjitha rastet, ka patur vetëm të plagosur.

Një tjetër pistë qe po ndiqet me vëmendje është edhe ajo e një konflikti për pazaret e drogës.

Burime të policisë, bëjnë të ditur se Renato Milloshi i kishte dhënë Çiçës 50 mije euro dhe ky i fundit, nuk ia kishte kthyer.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori