LAJMI I FUNDIT:

UP-ja i kërkon ndihmë Inspektoratit të Punës rreth avancimit të profesorëve në grada akademike

UP-ja i kërkon ndihmë Inspektoratit të Punës rreth avancimit të profesorëve në grada akademike

Rektorati i Universitetit të Prishtinës i ka kërkuar “ndihmë” Inspektoratit të Punës rreth konkursit për zgjedhjen dhe avancimin e profesorëve në grada akademike, i cili u bë sebep i përplasjeve të mëdha që ndodhën midis ish-menaxhmetit të UP-së dhe Senatit, vitin e kaluar.

Burime të “Kohës Ditore”, brenda UP-së, kanë bërë të ditur se menaxhmenti i ri i Universitetit, që kryesohet nga rektori Marjan Dema, i ka drejtuar Inspektoratit të Punës një shkresë përmes së cilës kërkohet përgjigjja nëse Rektorati ka bazë ligjore për të anuluar tërësisht konkursin e janarit të viti 2015 për avancimin e profesorëve.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, e ka pranuar marrjen e letrës, por ka thënë se ende nuk e kanë gati përgjigjen për Rektoratin. Kërkesa u është drejtuar të hënën.

Prorektori dhe njëherësh zëdhënës i Universitetit, Afrim Hoti, ka thënë se Rektorati pritet që së shpejti të marrë një vendim rreth çështjes së konkursit për avancimet e stafit akademik, nëse do të shkohet me konkursin e vitit të kaluar, apo ai do të anulohet dhe do të shpallet një konkurs i ri.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori