LAJMI I FUNDIT:

“BE-ja mos të na bie në qafë për demarkacion”

“BE-ja mos të na bie në qafë për demarkacion”

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se është privilegj që EULEX-i vazhdon punën në Kosovë dhe se ka qenë EULEX-i që i ka hapur rrugë proceseve politike në vend.

Ai ka thënë se as në fillim të këtij procesi nuk kanë menduar se kaq shumë do të zgjasë ky mision i BE-së, transmeton Koha.net.


“Më kujtohet fillimi i këtij procesi, kur kemi kërkuar një mision të tillë. Ishte misioni i EULEX-it që i hapi rrugë proceseve politike në Kosovë. Atëherë e kemi menduar që nuk do të zgjaste gjatë ky mision, por në rrethanat që jemi, jo vetëm ne, por edhe vendet e rajonit kanë nevojë për mbështetje ligjore nga BE. Është privilegj që kemi një mbështetje të tillë nga misionit të BE-së”, tha Pajaziti.

Deputeti Pajaziti gjithashtu ka potencuar se edhe EULEX-i ka mangësitë dhe minuset e veta, që janë vërejtur edhe nga BE-ja, si institucion që paguan misionin e EULEX-it.

Ai ka thënë se BE-ja nuk duhet t’i bije në qafë institucioneve në Kosovë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

“Do të jetë e vështirë të votohet në Kuvend kjo çështje, si po e shohim debatin. Nuk duhet të na bien në qafë institucionet e BE-së për këtë çështje”, ka thënë Pajaziti në “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se është e padrejtë vendosja e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, nuk është momenti që të gjykohen anëtarët e Komisionit Shtetëror për përcaktimin e Demarkacionit, por nëse ka pasur lëshime apo shkelje, duhet të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht.

Pajaziti ka qenë pa ndërprerë i mendimit se nëse ka dyshime, duhet që të shfrytëzohen edhe rrugët e drejtësisë ndërkombëtare, duke mos u determinuar se si do të votojë ai personalisht për demarkacionin.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori