LAJMI I FUNDIT:

Ja përgjigjja e pyetjes së lashtë: Përse femrat shkojnë në WC në çift apo në grupe të vogla?!

Ja përgjigjja e pyetjes së lashtë: Përse femrat shkojnë në WC në çift apo në grupe të vogla?!

Njëra ndër gjërat të cilat në takime dinë të bëhen të mundimshme janë tollovitë e papara në WC-të e femrave. Dy janë shkaqet për këtë: vajzat në WC nuk shkojnë vetëm të kryejnë nevojat e domosdoshme, por edhe të bëjnë grimin, të ndërrojnë çorapet nëse u janë shqyer, të bisedojnë në celularë, të merren me thashetheme…

Dhe në WC kurrë nuk shkojnë vetëm.


Ky nuk është takim i zakonshëm në WC, por shumë shpesh duket sikur organizim i ndonjë ngjarjeje, transmeton Telegrafi.

Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në. Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak.

Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më “urgjente”. Pastaj shkohet te lavaboja për t’i pastruar duart.

17163_1

Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që tëqesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë frizurën…

Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin qënjëra-tjetrës t’i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.

Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.

Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t’i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve. Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta. /Telegrafi/

girls_toilet_photos_glasses_silver_mirror_selfshot_pair_camera_photos_swingers_putain

Në trend Stil

Më shumë
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Kërshëri
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Çfarë të vizitosh
Ushtrimet prej 30-minutash më të mira për humbje peshe

Ushtrimet prej 30-minutash më të mira për humbje peshe

Aktivitete sportive
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori