LAJMI I FUNDIT:

Ja përse disa njerëz djersiten më shumë se të tjerët

Ja përse disa njerëz djersiten më shumë se të tjerët

Djersitja ka shkaktarë të ndryshëm, nga nxehtësia deri te tronditja. Megjithatë, është gjithmonë aktuale çështja përse dikush djersitet për së tepërmi dhe si ta pengojë atë.

Shkencëtarët më në fund i kanë zbuluar shkaktarët. Shumica e hulumtimeve lidhur me këtë temë tregojnë që njëri ndër shkaktarët është pesha e tepërt trupore, e cila bën që trupi të na ngrohet më shpejt.


Si shkaktar tjetër për shtim të djersitjes është marrja e tepërt e frymës gjatë aktiviteteve fizike, e cila sërish lidhet me peshën e tepërt trupore.

Ka shumë faktorë që përcaktojnë se sa djersë mund të prodhojë një individ, dhe vetëm një nivel apo sasi e caktuar mund të konsiderohet si normale. Sa më vital dhe të shëndetshëm të jeni, aq më shumë djersiteni.

Megjithatë, nëse keni djersitje të tepruar pa ndonjë aktivitet fizik, kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të rrallë mjekësore që njihet si hiperhidrozë. Kontrollohuni tek mjeku nëse keni shqetësime lidhur me këtë.

51914_33046563

Faktorët tjerë

Gjinia. Meshkujt vital apo të shëndetshëm djersiten më shumë, sidomos gjatë stërvitjeve intensive. Femrat më vitale dhe të shëndetshme ishin të dytat për nga rangimi që prodhonin më shumë djersë. Edhepse femrat kanë më shumë gjëndra të djersitjes se sa meshkujt, ato prodhojnë më pak djersë nga çdo gjëndër.

Masa trupore. Studimet tregojnë se sa më e lartë të jetë masa trupore, aq më shumë djersë prodhon ai person.

Kafeja. Sigurisht që një kafe me qumësht do të aktivizojë temperaturën trupore, duke inkurajuar djersitjen. Megjithatë, nëse efekti diuretik i kafesë ndodhë para se të ushtroni, ose shkoni në banjo para se të ushtroni, ju vërtetë mund të djersiteni më pak, kështuqë, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë që të qëndroni të hidratuar.

Alkooli. Alkooli rrit rrahjet e zemrës dhe zgjeron enët e gjakut në lëkurën tuaj, duke sjell gjaku në sipërfaqe të lëkurës suaj. Nga ana tjetër, kjo rrit temperaturën e trupit, e cila mund të shkaktojë më shumë djersitje.

Ushqimet pikante. Konsumi i ushqimeve pikante gjithashtu shkakton rritjen e temperaturës trupore duke prodhuar më shumë djersë.

Moti i nxehtë. Moti i nxehtë ndikon që të ju rritet temperatura trupore, duke rritur kështu edhe aktivitetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Moti i lagësht e dyfishon nxehtësinë: meqenëse ka më shumë lagështi në ajër, është më vështirë që djersa të largohet nga lëkura juaj, duke frenuar kështu procesin e ftohjes. /Telegrafi/

0e1284624f93d5ef08c5c70d9bc30f56_articlemain

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori