LAJMI I FUNDIT:

Ja pse Brexit mund të mos ndodhë kurrë

Ja pse Brexit mund të mos ndodhë kurrë

Ndërsa nata pas referendumit pro Brexit rezultoi të ishte një shuplakë historike ndaj Bashkimit Evropian, asgjë nuk është në fakt e ndryshme në ditët që po pasojnë. Britania është ende anëtare e BE-së, dhe do të jetë edhe për disa kohë.

Dhe ndërsa ka ndoshta shumë vrull politik për ta ndaluar këtë proces tani që është në apogjeun e vet, ka një gjasë të vogël, por jo të parëndësishme, që Brexit mund të mos jetësohet kurrë në praktikë.


Referendumi nuk është ligjërisht detyrues, por vetëm këshillues.

Teknikisht, qeveria britanike nuk ka nevojë të bëjë asgjë, edhe pse është padyshim nën një presion të madh politik për të lëvizur ujërat.

Rezultati i parë konkret i referendumit qe dorëheqja e turpshme e kryeministrit Dejvid Kameron, i cili bëri fushatë për kampin e “Bremain”, në kundërshtim me pjesën më të madhe partisë së tij, dhe në fund humbi.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU