LAJMI I FUNDIT:

Ja si e pasqyruan mediat e huaja vendimin e kryetarit Ivanov për të falur të inkriminuarit

Ja si e pasqyruan mediat e huaja vendimin e kryetarit Ivanov për të falur të inkriminuarit

Vendimi i djeshëm i presidentit Ivanov ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore. Gjatë ditës së djeshme ato kanë raportuar mbi vendimin e Ivanovit për të falur politikanë që janë nën hetime për vepra kriminale. Televizioni publik britanik BBC doli me titullin: “Presidenti maqedonas ndalon hetimin e përgjimeve”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lajm theksi është vendosur në përgjimet që u publikuan në vitin 2015, ku për pasojë dolën në shesh disa vepra të personave të inkriminuar me poste të larta shtetërore. Ndërkohë, gazeta amerikane New York Times ka raportuar se presidenti i Maqedonisë ndërpreu një hetim penal shumë të gjerë të funksionarëve politik për shpërdorim të pushtetit, duke e zhytur vendin e vogël ballkanik në një krizë politike.


Më poshtë keni disa tituj tjerë të mediave botërore menjëherë pas publikimit të vendimit të Ivanovit.

Euronews: “Tërbohet opozita në Maqedoni pasi presidenti ndalon bisedat e përgjuara”.

Sky News Australia: Presidenti maqedonas ndalon bisedat e përgjuara, opozita bën një “grusht shtet”.

Radio Evropa e Lirë: “Komisioneri i BE-së kritikon Presidentin e Maqedonisë”

Zëri i Amerikës: ”Presidenti maqedonas mbyll provat e përgjuara”

Daily Mail: “Presidenti maqedonas ndalon bisedat e përgjuara, opozita bën “grusht shtet”.

Reuters: “Opozita maqedonase kundërshton vendimin për të ndaluar bisedat e përgjuara”

Deutsche Welle: “Presidenti maqedonas ndalon hetimet e përgjuara”.

Mediat botërore kanë bërë një raportim profesional dhe transparent mbi ngjarjet e djeshme, duke përfshirë të githa palët, pozitën, opozitën si dhe reagimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Gjithashtu ato kanë bërë një kronologji të ngjarjeve për t’i ofruar publikut global një pasqyrë më të qartë për atë se si ka ardhur deri aty që një president i shtetit të guxojë të falë persona të inkriminuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori